Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilësoi një rezultat të mirë por jo brenda pritshmërive që kishte LDK.
Ai tha se LDK ka ardhur në rritje në këtë proces, megjithatë rezultati nuk është dhe aq i kënaqshëm.
Abdixhiku tha se ai do të mbajë përgjegjësi deri në fund për rezultatin dhe fushatën.
“Përgjegjësinë për rezulatin do ta marr unë, edhe për fushatën dhe për drejtimin. Dua të falenderoj çdo veprimtar, komisioner, që kanë bërë të pamundurën në këto 30 ditë, të cilën duhet ta ruajmë. Dritë do të ketë në Kosovë. Ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje nga ky proces, edhe pse nuk është rezultat i kënaqshëm nga pritshëmritë që kishim”, tha Abdixhiku.