Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur në lidhje me procesin zgjedhor në Himarë.
Ai tha për mediat se mandate i Fredi Belerit nuk është ndërprerë ligjërisht dhe pasi të shpallet fituesi sotëm, Himara do të ketë dy kryebashkiakë.
Lexo edhe :
Related Posts
Dule tha se ende nuk ka një vendim të formës së prerë lidhur me mandatin e Fredi Belerit, pasi në KAS ende nuk është shqyrtuar ankimimi i PBDNJ-së, ndërsa në Gjykatën Administrative është depozituar ankimimi lidhur me dekretin e Presidentit, që caktoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ai foli edhe për parregullsitë në procesin zgjedhor dhe tha se janë 93 zgjedhës që kanë transferuar gjendjen civile përtej afateve ligjore.
“Janë shkelje fragrante, që janë kallëzuar në SPAK edhe nga kandidati Petro Gjikuria. Kandidati i PS-së ka pohuar me zë dhe figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie, ndërkohë që në sirtarë e Kadastrës janë edhe mbi 600 të tjerë. Çfarë mund të presë më drejtësia për të vepruar”, tha Dule.
Sipas tij, mbi 6 mijë zgjedhësve i mohohet e drejta e votës sepse kanë dokumente identifikimi të skaduara.
“Në bazë të të dhënave që ne kemi, janë rreth 6000 zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe për shkak të dokumenteve të skaduara, nuk janë lejuar të votojnë”, tha Dule.
“Nëse i referohemi numrit të personave të transferuar në Bashkinë e Himarës dhe atyre që po i mohohet e drejta e votës, kandidati socialist Vangjel Tavo, ka hyrë në këtë proces me plus 1 mijë vota”, tha Dule. Sipas tij, në Himarë janë gjysma e qeverisë dhe e administratës civile, që po ushtrojnë presion ndaj votuesve.
“Është vënë re prania intensive e qytetarëve me precedentë penale, të shoqëruar nga Kryetarët e Bashkive të Konispolit dhe Vlorës”, tha Dule. /vizionplus.tv







