Subscribe

Mosrespektimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor gjatë fushatave ka bërë që KQZ të marrë masa që në këtë periudhë.

 

Pas miratimit të Planin Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019, të hënën, kreu i KQZ, Klement Zguri u ka bërë sot apel partive politike publikisht që të përmbushin ligjet në fuqi, sifdomos atë të financimit.

 

Në një dalje për mediat, Zguri tha gjithashtu se KQZ ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor.

 

“Partneriteti me KQZ-në dhe bashkëpunimi vullnetmirë në administrimin e procesit është detyrim thelbësor si për KQZ-në, ashtu dhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e procesit, është parakusht i suksesit. Për këtë arsye kam dalë sot të kërkoj publikisht vemendjen e partive politike në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera në fuqi, në përmbushje të rolit të tyre të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor, të cilat do të jenë lehtësisht të aksesueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së. Këto module trainimi kanë vlerë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit e ardhshëm të zgjedhjeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *