Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka paralajmëruar udhëheqësit e partive politike se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do të garojnë nën siglën e forcës së tyre politike.

Në një postim në “Twitter”, kryediplomatja amerikane Kim tha se kandidatët duhet të vetohen, pasi votuesit nuk duhen fyer dhe demokracia nuk duhet dëmtuar.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.”

Ky reagim vjen pas lajmit të publikuar në media se ish-gjyqtari Gjin Gjoni ishte propozuar për kandidat për deputet nga dega e PD-së Lezhë. Mirëpo, selia blu mohoi menjëherë lajmin, duke e konsideruar të pavërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *