Subscribe

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot informacione në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 6 bashkitë e vendit.

 

Celibashi bëri me dije se janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi ku qytetarët në këto bashki do të hedhin votën e tyre. Ai theksoi se po punohet për identifikimin elektronik, teksa shtoi se do të diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik në Vorë.

 

 

“Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *