Plot 60 minuta ka zgjatur takimi mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe drejtueses së misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.

 

Glover mbërriti në selinë blu në orën 11:00 dhe u largua prej aty në 12:00, ndërsa u shoqërua edhe nga vetë kreu demorkat Lulzim Basha.

 

Edhe pse kreu demokrat nuk dha detaje nga takimi, mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë situate politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Të martën Basha u takua me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones dhe më pas me ambasadorin e BE, Luigi Soreca ndërsa theksoi para mediave se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen.

 

Nga ana tjetër, Glover dy ditë më parë u takua në selinë rozë me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla ndërsa në fokus ishin zgjedhjet vendore.

 

Kreu I qeverisë ka theksuar se nuk do të ketë shtyrje dhe se zgjedhjet do të zhvillohen. Ndërkohë, Presidenti Meta I ka quajtur ato si falco pasi ai e ka anuluar 30 qershorin si datë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *