Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e...

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan...

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Mallakastra: Bashkia vetëm e qytetarëve. Koha kur nuk dihej ku ndahej Bashkia nga Kompania ka marrë fund

7 Maj 16:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla nga Mallakastra u shpreh se ka ardhur koha që bashkia të jetë e qytetarëve dhe koha kur nuk dihej ku ndahej bashkia nga kompania ka marrë fund.

 

Balla gjithashtu theksoi se shumë shpejt do të nisë rruga Fier-Patos-Ballsh, një investim shumë i rëndësishëm si dhe nënvizoi që çdo punë e mirë e çdo investim realizohet kur ne ecim në drejtimin e duhur me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

 

“Në katër vite nuk dihej se ku fillonte bashkia e ku mbaronte kompania. Me makinat e bashkisë bëheshin punët e bashkisë, me lekët e bashkisë mbaronin punë edhe rrogat e kompanisë. Por në 2019 populli i Mallakastrës i dha besimin Qerim Ismailajt me të cilin kemi filluar një histori të re.

 

Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë një rezultat të shkëlqyer. Jemi duke bërë një punë të madhe që realisht i jep rëndësi asaj që quhet thesari ose pasuria më e madhe e Mallakastrës, qytetit antik të Bylisit. Shumë shpejt do fillojmë siç e tha Kryeministri Rama në Mallakastër, do fillojmë rrugën Fier-Patos-Ballsh dhe ky është një investim shumë i rëndësishëm. Që ta bëjmë këtë rrugë duhet që Edi Rama dhe Ismaili të punojnë së bashku. Po doni punë duhet të mbështesim Partinë Socialiste me Edi Ramën dhe Qerim Ismailaj”.

 

Balla gjithashtu në fjalën e tij u shpreh se problematika e gjetjes së tregjeve për të shitur vajin e ullirit do të marrë fund.

 

“Një problem që ne duam t’i japim zgjidhje ka të bëjë me vajin e ullirit. Unë ju garantoj se qeveria dhe Ministria jonë e Bujqësisë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar treg për prodhimin tonë të vajit të ullirit. Kjo po ndodh, kemi filluar të eksportojmë sasitë e para të vajit të ullirit në Itali. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë do të vijnë këtu në vijim për të vlerësuar sasinë e vajit të pashitur që kemi nga sezoni dhe shpresoj që të kemi edhe këtë vit një sezon të mirë të vajit të ullirit.

 

Balla nuk la pa përmendur edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

 

“Meraku jonë janë pensionet dhe përpjekjet e qeverisë për të rritur pagat qoftë në sektorin privat, qoftë në sektorin shtetëror do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë edhe tek rritja e pensioneve. Kemi bërë disa ndërhyrje, të cilat janë ndërhyrje emergjente do t’i quaja unë për t’i mbështetur gjatë muajve janar me një shpërblim pensionistët, tani në prill po, shpresoj që edhe në korrik e shtator përsëri. Duke rritur fondin rriten edhe pensionet dhe unë mendoj që vitin e ardhshëm ne do kemi një vit historik me një rritje të rëndësishme të pensioneve. Na duhet që më 14 maj ta mbajmë Ballshin dhe gjithë Greshicën në të njëjtin drejtim, në drejtimin e duhur me Partinë Socialiste dhe Qerim Ismailaj”.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Balla fier qerim ismailaj

Nga e njëjta kategori

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

më shumë...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë: I hap rrugë përzgjedhjes së drejtuesve të rinj

më shumë...

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

2:17

57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të...

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.