Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen...

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA dhe Irani...

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga...

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e...

Zgjedhjet e 11 majit/ Trajnohen punonjësit e Policisë së Shtetit, Proda: Të angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit

24 Shkurt 18:42

Vijon tradita e konsoliduar e trajnimit të drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, me programe të posaçme, mbi detyrat e tyre funksionale, gjatë proceseve zgjedhore.

Trajnimet, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u çelën ditën e sotme, për drejtuesit në Drejtorinë e Përgjithshme, ata të drejtorive vendore të Policisë dhe për drejtuesit e drejtorive vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK Klodian Braho.

Në fjalët e tyre përshëndetësë për çeljen e ciklit të trajnimeve, si dhe inkurajuese për drejtuesit dhe efektivët e Policisë, që t’i përdorin njohuritë e përfituara në këto trajnime, për të garantuar përmbushjen sa më efektive të detyrave të tyre, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, të pranishmit ndër të tjera, u shprehën:

Ilir Proda: “Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt. Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit.”

Ambasadori Tarran: “Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë.”

Komisioneri Celibashi: “Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve. Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit.”

Zëvendësprokurori Jano: “Shprehim vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi, si një përpjekje serioze që synon të japë një panoramë në lidhje me rifreskimet e detyrimeve ligjore, konstatimet e OSBE-së, problematikat e zbatimit të ligjit zgjedhor, si dhe mbi sfidat e garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej institucioneve duhet të njohë mirë detyrimet dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë, me synimin final garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe rritjen e besimit të qytetarëve.”

Trajnimet do të vijojnë për specialistët e niveleve zbatuese të Policisë së Shtetit, të angazhuar drejtpërdrejt me detyra funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
11 maji proda trajnimet Vizion Plus zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin

më shumë...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e Kupës së Turqisë

më shumë...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

më shumë...

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

10:10

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

10:06

Lufta në Iran lë në hije samitin...

9:49

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në...

9:47

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me...

9:41

Frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat...

9:34

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:21

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

8:56

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”,...

8:26

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve...

8:07

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët...

8:05

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet...

7:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA...

7:36

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën...

6:50

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk,...

6:29

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për...

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.