E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 10 mijë shqiptarë të diasporës të regjistruar në më pak se 72 orë

Mbi 10 mijë shqiptarë që jetëojnë jashtë vendit janë regjistruar në 72 orët e fundit për të marrë pjesë në votime për zgjedhjet e 11 majit.

Lajmi është bërë i ditur nga Kreu i Kiomisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Reklamë

“10.000 regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune,” shkroi Celibashi, duke nënvizuar se regjistrimi për votim nga jashtë po ecën me ritme të shpejta.

KQZ nxit të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë, për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.

Reklamë

Celibashi shkroi se pjesëmarrësit mund të regjistrohen online duke vizituar faqen zyrtare të KQZ-së për diasporën, në www.diaspora.kqz.gov.al, ose duke shkarkuar aplikacionin KQZ për Android dhe IOS.

“Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!” – theksoi Celibashi, duke e cilësuar këtë mundësi si një shans unik për shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë në formimin e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë