Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur ditën e sotme shortin se si do të renditen subjektet politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Eksperti për çështjet zgjedhore, Andon Kume, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ka dhënë detaje se si do të projektohet fleta e votimit.
Kume tha se në fletën e votimit do të jetë subjekti politik dhe kandidatët që do të jenë në listë të hapur.
Ai tha që kandidatët të cilët janë pjesë e listës së mbyllur nuk do të jenë në fletë të votimit në mënyrë që të mos konfuzojnë votuesin, duke shtuar se nga kandidatët e rreshtuar të çdo subjekti apo koalicioni politik, ai që merr edhe 1 votë më shumë se të tjerët renditet i pari në listën e hapur, pavarësisht numrit rendor që ka qenë para votimit.
Pjesë nga biseda:
Furxhi: Është përcaktuar që aleanca e Berishës do të ketë numrin 1, kurse mazhoranca numrin 5. Si pritet të jetë fleta e votimit, çfarë sdo të gjejë zgjedhësi?
Kume: Sot u hodh shorti për renditjen e subjekteve politike. Sipas shortit në vend të parë do të kemi PD me aleatët dhe në vend të pestë do të kemi PS-në. Ndërsa në Berat do të ketë një subjekt ekstra që garon vetëm në atë qark. Fleta e votimit akoma nuk është konceptuar. Por nga informacionet që kemi në fletë do të kemi vetëm subjektin dhe numrin, dhe më pas do të kemi të renditur të gjithë emrat e kandidatëve që qendrojnë në listë të hapur. Nuk do të jenë emrat e kandidatëve që janë në listë të mbyllur. Për të mos konfonduar votuesit, do të thoja që fleta e votimit do të jetë vetëm me kandidatët me listë të hapur. Në bazë të rezultatit, kandidati që mbledh një votë më shumë se të tjerët renditet i pari.
Furxhi: Marrim Tiranën ku janë 37 vend për deputetë. Në fletën e votimit në Tiranë do të kemi 10 lista me 37 emra?
Kume: Po. Tirana ka 400 e ca kandidatë. Fleta e votimit do të jetë më e madhe në Tiranë. Në qarqet e tjera fletae votimit është më e menaxhueshme.
Furxhi: Në garë janë 11 subjekte politike, risi në këto zgjedhje është pjesëmarrja e diasporës, si parashikohet ecuria?
Kume: Ka patur diskutime deri në çastet e fundit. Tani kemi numër të saktë të numrit të votuesve që janë pranuar të cilët janë rreth 240 mijë. KQZ i kërkoi parlamentit të afronte datën për kandidatët në mënyrë që të kishte kohë që të përgatiste fletët e votimit për t’i dërguar jashtë shtetit me postë. Votuesi nga jashtë shtetit që do të marrë me zarf fletën e votimit do të ketë disa zarfe, një zarf të madh, pastaj një zarf tjetër e më pas një zarf ku ëhstë flera e votimit. Do të marri do të votojë, do të postojë dhe kodin. KQZ do të presë këto zarfe deri në orën 07:00 deri në 11 maj.
Furxhi: Këto do të numërohen në KQZ?
Kume: Jo nuk do të numërohen nga KQZ. Do të numërohen në një vend të përcaktuar nga KQZ, grupet e numërimit do të jenë politike, njësoj si votat e qytyetarëve që votojnë në Shqiëpri.
Furxhi: Sipas këtyre teknikaliteteve i bie që KQZ i nis zarfet në çfarë date?
Kume: Sa më shpejt të jetë e mundur. Transhi i parë i fletëve të votimit që do të prodhohen, do të nisen në diasporë, pasi posta ka kërkuar kohën e vet, do të duhet rreth 1 muaj kohë, që të cohet posta dhe të vijë fleta e votimit.





