E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, gazetari Hoxha: Do të jenë më të kushtueshmet

Gazetari Ardit Hoxha i ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus deklaroi se zgjedhjet e 11 majit do të jenë më të kushtueshmet në historinë e pluralizmit në Shqipqëri.

Sipas tij implimentimi i votimit elektronik në Tiranë, dërgimi i zarfeve për emigrantët do ta bëjnë këtë proces më të kushtueshmin në zhistorinë e zgjedhjeve.

Sipas tij shpenzimi i miliona eurove për një proces që dihet rezultati nuk ia vlen.

“Ne harxhojmë disa miliona euro vetëm me kamerat që vendosim në qendrat e votimit me qëllim shmangien e votimit familjar. Ne këto lekë që i hedhim me këtë qëllim votën e disaporës nuk e llogarisim dot që e arrijmë këtë. Zgjedhjet e 11 majit pavarësisht numrit që do të regjistrohen do të jenë zgjedhjet më të kushtueshme. Nëse do të kemi implimentimin e votimit elektronik, do të ketë koston e vet, po ashtu do të ketë dhe kosoto për dërgimin e zarfit. Ka një zotim nga dy palët politike që do ta marrë qeveria. Nëse ne shpenzojmë miliona euro për një proces zgjedhor ku është një fake demokraci, atëherë ku është vlera”, tha Hoxha.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë