Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Zgjedhjet brenda PS/ Veliaj me socialistët e Njësisë 2: “PS është skuadër fituese; Saliu dhe Iliri e kanë vendin në faqet e zeza të historisë”

7 Qershor 18:28

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një takim informues për zgjedhjet e brendshme, me anëtarët e asamblesë së PS në Njësinë 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, tha se PS është e gatshme të përballet me Sali Berishën dhe Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi se PS hyn në zgjedhjet vendore me një listën të gjatë punësh të mira dhe investimesh të kryera në Tiranë.

 

“Kemi një narrativë shumë të bukur të punëve që janë bërë edhe nga Qeveria, edhe nga Bashkia. Pastaj, bujrum, përballë le të vijë kush të dojë. Nëse e bëjnë më mirë, le të vijnë ta provojnë. Nëse janë këta të lodhurit, që i kemi pasur këto 30 vjet, le të kombinohen si të duan, tek e tek, apo bashkë, për sa kohë që skuadra jonë është fituese, të tjerat janë detaje të panevojshme”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku theksoi se 20 qershori është afati i i fundit për të marrë të gjitha propozimet për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, në mënyrë që më pas të jetë koha për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

 

“Nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor do kemi mundësi t’i dëgjojmë të gjitha propozimet. Kaluam vitet 90-të, vitet e sakrificës, kaluam edhe vitet e opozitës me Saliun dhe Ilirin përballë që të vrisnin në Bulevard, por sot nuk i themi dot 10-vjeçarit të 2015-ës, i cili do të votojë për herë të pare në 2023, kujdes Saliun dhe Ilirin. Me shpresë se këtë do t’ia thotë libri i histories, tek faqet e zeza apo do t’i dëgjojë nga prindërit, por detyra jonë nuk është të shajmë ata. Ne kemi detyrë tjetër: ne themi si do të përmirësohemi, si do të ecim më lart dhe si do ta hapim partinë edhe për të rinjtë”, nënvizoi ai.

 

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës komentoi edhe çështjen e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, kur theksoi se tashmë vendi ka një President normal, që nuk do të shtyjë as datën e zgjedhjeve.

 

Në përfundim të këtij procesi, Partia Socialiste synon hapjen, ripërtëritjen dhe rienergjizimin e çdo strukture të saj nëpërmjet bashkëkryesisë, ku gratë dhe vajzat kanë një mundësi më shumë për të fuqizuar rolin dhe zërin e tyre në strukturën organizative të PS.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
PS Skuadër Veliaj zgjedhje

Nga e njëjta kategori

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

më shumë...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

më shumë...

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore, disa zona të Tiranës pa ujë

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 12-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.