Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votimet e sotme në të gjithë vendin deri në orën 17:00 ka arritur në 38.33%.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Dibra, me 47.3%, ndërsa në fund të listës renditet Vlora, me një pjesëmarrje prej vetëm 27.18%.

Rënia e pjesëmarrjes në Vlorë mund të jetë ndikuar nga zhvillimi i etapës së tretë të “Giro d’Italia”, e cila ka sjellë bllokime të konsiderueshme të rrugëve dhe ka vështirësuar lëvizjen e qytetarëve drejt qendrave të votimit.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka kërkuar shtyrjen e afatit të votimit në këtë qark, por Partia Demokratike është shprehur kundër, duke kundërshtuar ndryshimin e orarit për votim.
Zhvillimet në Vlorë po ndiqen me vëmendje, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë një vendim zyrtar nga KQZ në lidhje me kërkesën për shtyrjen e votimit.
/vizionplus.tv





