Partia Demokratike ka humbur një tjetër mandat, duke shkuar në 50 mandate në të gjithë Shqipërinë.
Pas numërimit të 1237 kutive të votimit nga 1282 në total plus dhe votat e diasporës, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë mandatin e 2-të në Tiranë, duke ia hequr Partisë Demokratike.
Lexo edhe :
Related Posts
Tashmë PD ka shkuar në 13 mandate, ndërsa PS ka “blinduar” mandatin e 19-të.
Në këtë situatë nga lista e hapur e PD del vetëm një mandat, të cilin e merr aktualisht Ilir Alimehmeti.
Ndërkohë pak minuta më parë PD humbi dhe mandatin ekatër në qarkun e Vlorës të cilin ia rrëmbeu PS pas numërimit të votave të diasporës.