Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 December 2025
Vizion fokus

Debat në studio/ Muharremi: Shpresoj të zbardhet 21 janari....

Deputeti socialist akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët,...

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kaziaj: Ishte...

Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për...

Planin i paqes, Zelensky: Ekziston mundësia e një referendumi...

Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK:...

EMRAT/ Operacioni “PROVAT”, gjenden arsenal armësh në banesat e...

Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj...

I dënuar për grabitje me armë, arrestohet pas tre...

Presidenti Trump planifikon të emërojë gjeneralin amerikan në krye...

Zgjedhjet 2025, Begaj takim me përfaqësues të KRIIK: Shoqëria civile të angazhohet në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor

11 Nëntor 14:32

Me afrimin  e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen  e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji.

Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

“Ishte kënaqësi që ndamë së bashku të gjitha pikëpamjet tona mbi procesin. E vlerësoj shumë  kontributin tuaj dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në proceset e shkuara elektorale”, theksoi Presidenti Begaj gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje!” u shpreh Kreu i Shtetit./vizionplus.tv

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Bajram Begaj zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Debat në studio/ Muharremi: Shpresoj të zbardhet 21 janari. Grimci: Atë që qëlloi, ju e bëtë deputet

më shumë...

Deputeti socialist akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët, keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial

më shumë...

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kaziaj: Ishte si Albania’s Got Talent, KLP kishte mundësinë të zgjidhte një grua me integritet

më shumë...

Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
  • U zgjodh në krye të SPAK, cilat janë dosjet “e zjarrta” që k...
  • Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
  • Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.