E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zgjedhje vendore në Ulqin, partitë politike shqiptare garojnë ne tre lista  

Rreth 20 mijë qytetarë me të drejtë vote në Ulqin, zgjedhin sot kryetarin e komunës.

 

Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista zgjedhore, kurse për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor nga dy partitë politike shqiptare dhe nga tri parti qytetare, në mesin e të cilëve është edhe lëvizja qytetare “URA” e Dritan Abazoviç.

 

Reklamë

Kuvendi i Ulqinit numëron 33 vende dhe ato forca politike që fitojnë shumicën zgjedhin kryetarin.

 

Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare në Mal të Zi, cilësohen si tejet të rëndësishme për këtë komunitet pasi forcat politike shqiptare, që nga pluralizmi në Mal të Zi, e kanë mbajtur pushtetin në komunën e Ulqinit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë