E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zgjedhje në kohë pandemie dhe vota e të infektuarve/ Celibashi takohet me Eugena Tominin

Teksa më pak se një muaj na ndan nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u takua këtë të hënë me zëvendësministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini.

 

Takimi mes tyre erdhi për të diskutuar për zhvillimin e një procesi të sigurt zgjedhor gjatë pandemisë. Celibashi dhe Tomini floën edhe për mundësinë e votimit të të infektuarve me COVID-19 më 25 prill.

 

Reklamë

Një theks i veçantë u vendos edhe te zbatimi i protokolleve të sigurisë gjatë ditës së votimit dhe gjatë numërimit të votave, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë