Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti takon sot Abdixhikun

23 Shkurt 11:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për pozitën e presidentit të vendit.

Ora e takimit nuk është bërë ende e ditur.

Abdixhiku e ka thënë disa herë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje.

Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021.

Osmanit i skadon mandati 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi.

Çështjen e presidentit, Kurti e ka diskutuar të dielën edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kryeministria bëri të ditur pas takimit se palët janë pajtuar që “bashkëpunimi është i nevojshëm “duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”.

Osmani e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat, por nuk dihet nëse i ka votat e nevojshme, pasi me raste ajo është përshkruar nga partitë opozitare si e afërt me partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Partitë e tjera nuk kanë përmendur deri më tani një kundërkandidat. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte këtë pozitë, nëse partitë tjera opozitare do të kishin disponim, mirëpo, sipas tij, ato kanë qenë të painteresuara.

Për secilën kandidaturë duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

Kurti i ka 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota prej 120 në total.

Nëse në dy raundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

Pavarësisht rolit ceremonial presidencial, mospërmbushja e afateve i kushton shtetit.

Nëse Kosova nuk e ka emrin e ri për pozitën e presidentit deri më 4 mars, atëherë duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 45 ditësh./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Albin Kurti kosove

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni me punëtorë, nj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.