Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

Zgjedhja e Papës së ri, fillon zyrtarisht votimi i parë në konklavën me 133 kardinalë

7 Maj 20:24

Portat e Kapelës Sistine janë mbyllur dhe 133 kardinalët kanë nisur votimin për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, jehona e frazës latine “extra omnes”, “të gjithë jashtë”, shënoi fillimin e votimit të fshehtë.

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave. Në Sheshin e Shën Pjetrit janë mbledhur besimtarë që presin të shohin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku i Kapelës Sistine: tymi i zi sinjalizon se nuk është zgjedhur ende një Papa i ri, ndërsa ai i bardhë shpall zyrtarisht zgjedhjen e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

Megjithatë, sot nuk pritet të ketë zgjedhje, pasi do të zhvillohet vetëm një raund votimi. Nga dita e nesërme, e enjte, mund të ketë deri në katër raunde votimi në ditë.

Para fillimit të votimit, kardinalët hynë në Kapelën Sistine duke kënduar himne kishtare dhe secili prej tyre shqiptoi betimin e Konklavës, duke premtuar ruajtjen e fshehtësisë mbi çdo aspekt të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ata u zotuan se kushdo që do të zgjidhet Papa, do ta përmbushë me përkushtim detyrën supreme të udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike.

Pas vendosjes së tyre në pozicione, sërish u dëgjua “extra omnes” dhe dyert e kapelës u mbyllën. U sigurua që asnjë nga kardinalët të mos ketë kontakt me botën e jashtme, ndersa janë bllokuar sinjalet e celularëve dhe është ndaluar përdorimi i çdo pajisjeje elektronike.

Rezultati i votimit të parë pritet të bëhet i njohur rreth orës 20:00, përmes tymit që do të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine.

Në mëngjes, kardinalët morën pjesë në meshën e veçantë “Pro Eligendo Romano Pontifice”, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit, për zgjedhjen e Papës së ri.

Kjo Konklavë është më e madhja ndonjëherë dhe konsiderohet ndër më të paparashikueshmet e epokës moderne. Tre orë pas fillimit të saj pritet votimi i parë.

Derisa të shfaqet tymi i bardhë, ndjesia e pritjes dhe pasigurisë është e pranishme. Askush nuk e di me siguri kush është kandidati kryesor dhe sa kohë do të zgjasë procesi.

Kjo pritje, e mbështjellë me mister dhe rregulla të rrepta, krijon një atmosferë dramatike që ngjall kureshtje dhe emocion tek besimtarët, veçanërisht tek ata që ndjekin me interes këtë ngjarje të rrallë dhe të shenjtë.

Në fund, do të dëgjohet fraza e famshme në latinisht: “Annuntio vobis gaudium magnum. Habemus Papam” – “Ju kumtoj me gëzim të madh: kemi një Papë të ri.”

Sipas raportimeve të ditëve të fundit nga Deutsche Welle, kandidati kryesor është italiani Pietro Parolin, për 12 vite Sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut. Ai shihet si figurë që mund të bashkojë si klerikët progresistë, ashtu edhe ata më tradicionalistë.

Përmenden gjithashtu me shanse të forta edhe Patriarku Latin i Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa, i njohur për përvojën në dialogun ndërfetar, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle, i cili shihet si pasues i natyrshëm i linjës së Papa Françeskut.

Megjithatë, një thënie e njohur italiane thotë: “Kush hyn në Sistinë si favorit për Papë, del nga atje si kardinal.” Çdo gjë mund të ndryshojë gjatë Konklavës.

Sa do të zgjasë procesi?

Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23. Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre.

Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.

Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
konklava Papa Vizion Plus Votimi

Nga e njëjta kategori

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

më shumë...

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për rikthim në tryezën e negociatave

më shumë...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor

më shumë...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.