Subscribe

6 vite pas miratimit te reformes ne drejtesi, parlamenti ndryshon sot serish kushtetuten per te zgjatur mandatin e organeve te vetingut.

 

Ashtu si ne korrikun e 2016 edhe kete here bashkimi I votave te socialisteve dhe te partise demokratike erdhi si rezultat I nderhyrjes se ambasadores se SHBA dhe ambasadorit te BE dhe marreveshja e arritur parashikon qe ne kembim te votes se PD per vetingun, socialistet do te votojne ngritjen e nje komisioni per reformen zgjedhore dhe nje komisioni per reformen territoriale.

 

Basha I cili ka pasur jo pak kritika ndaj procesit te vetingut dhe reformes ne drejtesi, argumentoi voten pro me nevojen qe procesi te monitorohet nga operacioni nderkombetar I monitorimit duke akuzuar kryeministrin Rama dhe PS se jane kunder zgjatjes se mandatit te organeve te vetingut

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

“Drejtësia ka filluar të flasë në fakt, vota sot për ndryshimet kushtetuese është përgjigjja më e mirë, të tjerat t’ja lëmë drejtësisë dhe kohës. Unë jam ky që jam, e jam këtu si i votuar si janë gjithë kolegët këtu dhe s’besoj se jeni këtu për të matur muskujt me njëri tjetrin.”

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

‘Tani e kuptojmë pse është e rëndësishme që mos t’i lëmë horrat dhe banditët që i kanë sjellë bedelët e tyre në parlament që të festojnë një ditë kur Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të largohet dhe gjyqtarët dhe prokurorët jo  50%, 60% siç i emëron sot Ulsiu me Ymerin, t’i emërojnë 100% këta. E kuptojmë edhe ankthin e tyre.

 

Por pavaresisht lobimit te ambasadoreve kete here ndryshimi I kushtetutes per reformen ne drejtesi nuk do te marre voten unanime te parlamentit. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka fshehur se do te votoje kunder zgjatjes se mandatit te organeve te vetingut duke akuzuar lulzim bashen per marreveshje me kryeministrin Rama.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë dhe besojnë shqiptarët”

 

Me kete nderhyrje ne kushtetute mandati I komisionit te pavarur te kualifikimit qe perben shkallen e pare te vetingut do te perfundoje ne fundin e vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *