Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, priti sot në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

 

Në një prononcim për mediat, ai tha se kishtë biseduar mbi nevojën e zgjatjes së afateve të vetting-ut, çështje për të cilën tha se nuk duhet të politizohet.

 

“Kjo vizitë vjen në  një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit. Progres raporti i këtij viti më i miri për Shqipërinë, i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Edhe pse kjo është ndërlidhur me zgjedhjen e mosmarrëveshjes Bullgari Maqedoni. E rëndësishme për ne është se do vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet për të çuar para reformat. Kemi biseduar gjithcka për reformën në drejtësi. Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë është fakti se ne do të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona, për zgjatjen e mandatit të Vettingut deri në 30 dhjetor të vitit 2024. Mendoj se jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord, si një nevojë që sjell vetë ai sugjerim i ekspertëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *