Në 10 shkurt parlamenti do të votojë për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.

 

Pas refuzimit të partisë demokratike për një proces të njëanshëm të ndryshimit të kushtetutes, vendimi për ta përfshirë në kalendarin e punimeve për periudhën 7-25 shkurt u hodh në votim.

 

Me shumicë të thjeshtë, u vendos që në 10 shkurt ligjvënësit të shprehen për vazhdimin ose jo të vetingut të magjistratëve nga këshilli i lartë i prokurorisë dhe ai i gjyqësor.

 

Shtatë ditë nga votimi në parlament, partia demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

 

Për të bërë ndryshimin në kushtetutë duhen 94 vota. Socialistët kanë vetëm 77 dhe iu duhet edhe vota e opozitës për të zgjatur afatet.

 

Duket se qëndrimi i demokratëve do të bëhet i ditur vetëm në seancën e 10 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *