E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zgjatet mandati i Stoltenberg në krye të NATO-s

Ambasadorët e 31 shteteve të NATO-s kanë vendosur që t’i vazhdojnë edhe për një vit mandatin Sekretarit të Përgjithshëm aktual të Aleancës, Jens Stoltenberg.

 

Vendimi u mor sot në takimin e Këshillit të Altantiku me konsensus të të gjithë shteteve anëtare të cilët vendosën të shtyjnë mandatin e Stoltenberg në vend të zgjedhjeve për një drejtuëes të ri në një kohë që lufta në Ukrainë vijon.

 

Reklamë

Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë udhëheqës i Aleancës Transatlantike që nga viti 2014 dhe kjo eshte hera e katert qe mandati i tij shtyhet.

 

Vendimin e këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë