E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zgjaten hetimet për ish-kryeprokurorin, Krimet e Rënda rrëzojnë Adriatik Llallën

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për moszgjatje të afateve hetimore ndaj tij.

 

Prokuroria pak ditë më parë zgjati afatin e hetimeve ndaj Llallës dhe me tre muaj të tjerë.

 

Reklamë

Por ky veprim nuk u mirëprit nga ana e ish-kryeprokurorit I cili kërkoi shfuqizim të vendimit.

 

Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë