E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjaten hetimet për Arben Ahmetajn, Prokuroria e Posacme kërkon edhe tre muaj kohë

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish- zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, deri në mars 2025.

Ai përballet me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje të pasurisë. Ish- numri dy i qeverisë po hetohet në mungesë, pasi është në arrati.

Arben Ahmetaj dyshohet se gjatë kohës kur ka shërbyer si ministër, i ka mundësuar disa sipërmarrësve lidhje të kontratave koncesionare. Ndërsa nga hetimi pasuror që SPAK po kryen, Ahmetajt i janë vënë nën sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë