Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike, mes tyre...

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion...

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të...

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e re e...

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në...

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Zëvendësi i Escobar jep mesazhin e parë, Kasanof: Do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor

24 Korrik 10:35

Zëvendësi i ri i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i pyetur nga Radio Evropa e Lirë lidhur me qëllimet e Kasanofit në detyrën e re.

Kasanof mori postin e zëvendësit të ndihmësit të sekretarit për Ballkanin Perëndimor më 19 korrik të këtij viti.

Paraprakisht, në këtë post ishte Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.

“Politika jonë promovon bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për t’i avancuar këto qëllime gjatë udhëheqjes së Kasanofit”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Ai shtoi se Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.

Kasanof, që nga 19 korriku, është edhe zëvendës i ndihmësit të sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e DASH-it, ai ka shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.

Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë.

Ai ka marrë çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më pas pushtimit rus të Ukrainës. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
kasanof Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

më shumë...

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen me shpejtësi në Malin e Çikës

më shumë...

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion pasagjerë në muajin gusht

më shumë...

E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet më të nxehta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:13

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike,...

4:38

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen...

4:37

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj...

4:31

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi...

4:29

E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”,...

4:11

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk...

4:08

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e...

3:50

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim...

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.