“Zëra të izoluar”, Gjermania i thotë “PO” Kupës së Botës

Gjermania do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026-të, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kreu i Ligës Gjermane të Futbollit (DFL), Hans-Joachim Ëatzke, hodhi poshtë zërat dhe e cilësoi diskutim pa vlerë bojkotin e Gjermanisë në Kupën e Boptës.
Siaps tij nuk ekziston “një debat i vërtetë” për bojkotin, por vetëm qëndrime individuale.
I njëjti vlerësim u nda edhe nga drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, i cili i cilësoi diskutimet si “zëra të izoluar”.
Debatet mbi një bojkot janë rishfaqur së fundmi në sfondin e tensioneve politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën dhe politikat e imigracionit.
Ekipi do të stërvitet në Universitetin Ëake Forest, të cilin Nagelsmann e përshkroi si “super mbresëlënës” për sa i përket ambienteve të tij sportive, duke shtuar se lojtarët mund të “shënojnë një ose dy shporta” gjatë kohës së lirë.




