Subscribe

Më shumë se 50 për qind e vdekjeve këtë vit në Shqipëri kanë ardhur nga sëmundjet e zemrës. Shifra është thuajse e njëjtë me vitin e kaluar. Mjekët konstatojnë se problemet kardiovaskulare po prekin edhe të rinjtë.

 

Kequshqyerja, stresi, të qenit pasiv gjatë gjithë kohës dhe pirja e duhanit janë faktorët kryesore për sëmundjet e zemrës.

 

TAULANT GISHTO

 

MJEK KARDIOLOG

 

Është rritur jetëgjatësia e njeriu dhe si rrjedhojë janë shtuar sëmundjet kardiovaskulare. elementi i dytë është kequshqyerja, sot kemi ushqim me përmbajtje të lartë të yndyrnave. kemi më shumë diabet si rrjedhojë, diabetikët kanë më të prirur për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Sot njerëzit pijnë më shumë duhan, dikur duhanpirës ishin meshkujt sot shikon adoleshentët , i shikon më shumë të femrat sesa tek meshkujt.

 

Vetëm në shërbimin e kardiologjisë në QSUT paraqiten çdo 24 orë mesatarisht  nga 6 deri në 8 raste me probleme kardiovaskulare.

 

TAULANT GISHTO

 

MJEK KARDIOLOG

 

Nga 6-8 raste shfaqen në ditë me infarkte të miokarditit. Por ka pasur edhe ditë që numri shkon 9-10. 40-vjeçarët janë bërë të zakonshëm që paraqiten në urgjencë e QSUT po kemi pasur edhe mosha edhe më të reja.

 

Kardiolog shpjegon se cili është sinjali që na jep organizmi përpara se të ndodhë një infarkt.

 

TAULANT GISHTO

 

MJEK KARDIOLOG

 

Dhimbje gjoksi, përhapet në shpatull gishta, është një dhimbje që zgjat disa orë dhe nuk kalon pa u kuptuar nga pacienti janë shumë të rralla rastet që kalohen pa u kuptuar.

 

Mjekët sugjerojnë sa më shumë aktivitet fizik, të paktën mbi 10 mijë hapa në ditë, ndërsa kur bëhet fjalë për palestër kërkohet më parë një konsultë me kardiologët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *