Zelensky telefonon Ramën: Po punojmë bashkë për forcimin e sigurisë në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një bisedë këtë të Shtunë. Lajmin e ka konfirmuar Zelenskyy përmes një postimi në “X”, ku ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës.
Zelensky thot se ka folur në telefon me Ramën dhe se diskutuan shumë tema të spikatura projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.
“Ne diskutuam shumë tema me rëndësi dhe projekte të përbashkëta. Folëm edhe për iniciativat diplomatike në Europë. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve, gjithçka lidhur me të duhet të jetë me pjesëmarrjen e saj dhe gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën duhet me pjesëmarrjen e Ukrainës. Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Presidenti i Ukrainës.
/vizionplus.tv
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania, @ediramaal, and thanked the Albanian government and the people for their support of Ukraine and our people.
We discussed many salient topics— joint projects and broader prospects.
We also talked about European…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 22, 2025




