Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më...

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me...

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do të ndihmojë...

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e...

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund...

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e...

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të...

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një...

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e...

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në...

Zelensky zhvillon bisedime për sigurinë teksa Rusia vazhdon sulmet me dronë në Ukrainë

3 Janar 14:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë bisedime për sigurinë me partnerët perëndimorë të shtunën në Kiev, mes bombardimeve të vazhdueshme ruse ndaj Ukrainës, përfshirë 95 sulme me dronë gjatë natës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë interceptuar 80 nga dronët dhe raportuan se nuk ka pasur viktima, por një sulm i mëparshëm më 2 janar, që goditi një zonë banimi në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit, plagosi më shumë se 31 persona dhe vrau dy të tjerë, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar.

Sulmet dhe bisedimet për sigurinë po zhvillohen mes një vale përpjekjesh të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.

Zelensky do të shoqërohet nga përfaqësues të 15 vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për bisedimet në Kiev, përfshirë edhe një delegacion amerikan që do të marrë pjesë përmes video-lidhjes.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është shënuar përparim i dukshëm, por se “një ose dy çështje shumë të ndërlikuara, shumë të vështira” mbeten pa u zgjidhur, para se secila palë të jetë e gatshme ta nënshkruajë planin me 20 pika.

Dy nga këto çështje kryesore janë mënyra e ndarjes së territorit në Ukrainën lindore dhe fati i centralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhja, i cili është i pushtuar nga Rusia.

Zelensky pritet të takohet me liderët evropianë në Francë më 6 janar për të biseduar për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe zhvillimet më të fundit nga fusha e betejës në Ukrainë.

Zelensky ndryshon zyrtarët e lartë para bisedimeve kyçe

Presidenti ukrainas emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si ndihmësin e tij të ri kryesor më 2 janar.

Pasi të emërohet zyrtarisht, ai do të zëvendësojë Andriy Yermakun, një bashkëpunëtor të afërt të Zelenskyt dhe një figurë të fuqishme politike, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi hetuesit bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.

Budanov ka ndërtuar një reputacion të fortë në Ukrainë, duke u vlerësuar për një sërë operacionesh të guximshme kundër Rusisë.

Analistët thonë se Zelensky synon ta përdorë këtë emërim për të ndihmuar në rikthimin e besimit në udhëheqjen e tij dhe në institucionet shtetërore, si dhe për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë dhe rolin e saj në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja.

“Kyrylo ka përvojë të specializuar në këto fusha dhe forcën e mjaftueshme për të dhënë rezultate”, shkroi Zelensky në X.

Në një deklaratë, Budanov tha se e kishte pranuar ofertën dhe se do të përqendrohej në “sigurinë strategjike të shtetit tonë”.

Zelensky gjithashtu njoftoi se synon të zëvendësojë Denys Shymhalin si ministër të Mbrojtjes me Mykhaylo Fedorovin, i cili është ministër i Transformimit Digjital.

Derisa përparimet e Rusisë në fushën e betejës kanë qenë të kufizuara dhe të fituara me vështirësi që nga viti i parë i luftës së plotë në Ukrainë, një analizë më 2 janar nga Instituti për Studimin e Luftës, një institut kërkimor me bazë në Uashington, konstatoi se fitimet territoriale të Moskës në vitin 2025 ishin më të lartat që nga viti 2022.

Ushtria ruse pushtoi më shumë se 5.600 kilometra katrorë, një total që është më i madh se dy vjetët e mëparshme së bashku. Megjithatë, kjo sipërfaqe mbetet shumë më e vogël krahasuar me mbi 60.000 kilometrat katrorë që Rusia mori në vitin 2022 pasi e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, tha se këto fitime i kanë kushtuar Rusisë pothuajse 420.000 të vrarë dhe të plagosur në vitin 2025, sipas vlerësimeve ukrainase./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine Vizion Plus Zelensky

Nga e njëjta kategori

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte pësuar dëme të shumta

më shumë...

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të ndjekin orë mësimi private pas shkollës 

më shumë...

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me parimin “një anëtar, një votë”. Në PS dikton krimi

më shumë...

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do të ndihmojë në punën drejt një zgjidhjeje diplomatike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

2:46

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët:...

2:23

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U...

1:52

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do...

1:17

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në...

12:58

Rubio: Lajme të mira sa i përket...

12:23

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në...

12:15

“Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i...

11:54

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët...

11:25

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

10:59

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm...

10:40

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është...

10:24

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën...

9:54

Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

9:29

Emigranti vdes nga asfiksia, një tjetër punëtor...

9:20

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj...

8:49

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë...

8:43

Reshje të lehta dhe temperatura të larta,...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së...
  • Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.