E martë, 24 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Bota

Zelensky takim me komandantët e ushtrisë, çfarë u diskutua

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një takim urgjent i njohur si Stavka, komandën e lartë të forcave të armatosura.

Duke ndarë një deklaratë pas takimit, Zelensky përmendi “disa fusha kyçe” se për çka ka diskutuar me komandantët e forcave të armatosura.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe shkatërrimi i raketave dhe dronëve rusë, veçanërisht financimi dhe furnizimi i këtij pajisjeje. Nevoja për të rritur sa më shumë prodhimin vendas të armëve.

Rëndësia e mbrojtjeve me rreze të shkurtër dhe të mesme, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike.

Reklamë

“Kërkesat e brigadave” për të siguruar një “ndarje të drejtë të personelit midis brigadave”. Kjo përfshinte një rishikim të mënyrës se si furnizoheshin brigadat;

Dhe situata në zhvillim në zona kyçe përgjatë vijës së frontit, konkretisht: Kupiansk, Pokrovsk dhe Hulyaipole.

Ndryshe, Zelensky ka pranuar në parim planin e paqes me Rusinë të hartuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vazhdo të lexosh

Reklamë