E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zelensky: Rusia po shkatërron çdo gjë, pas nesh, Putin dëshiron të hyjë në Europë

Teksa bombardimet ruse kanë vijuar në mënyrë intensive në Mariupol,Kharkiv dhe Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në parlamentin italian kërkoi më shumë ndihmë nga ndërkombetarët.

 

VOLODYMIR ZELENSKY

PRESIDENT I UKRAINËS

Reklamë

 

“Pushtimi ka zgjatur 27 ditë, gati një muaj: na duhen sanksione dhe presione të tjera. Sulmet ruse po shkatërrojnë familje dhe qytete, disa janë shkatërruar plotësisht si Mariupol.  Ukraina është porta për ushtrinë ruse dhe ata duan të hyjnë në Evropë”

 

 

Ndërkohë në qytetin Kherson, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse, dhjetëra ukrainas dolën për të protestuar kundër luftës.

 

Në mediat sociale janë publikuar video të cilat tregojnë forcat ruse duke përdorur granata dhe të shtëna me armë për të shpërndarë turmën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë