Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë, pasi sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Sot të gjithë po diskutojmë për krizën në Lindjen e mesme. Rusia qëndron pas këtij shpërthimin në Lindjen e Mesme së bashku me aleatin e saj Iranin. Kini kujdes Ballkanin. Me besoni , po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë dhe Lindja e mesme do të jetë Ballkani. Nëse ndërkombëtarët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë, përsëri.”

 

Sipas presidentit ukrainas Rusia është e interesuar që ndihma e Perëndimit të shkojë në shumë drejtime.

 

Nuk dihet nëse informacionet për të cilat flet Volodimir Zelenski janë të besueshme. Por vetë udhëheqësi serb i presidencës në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik, ka bërë të ditur publikisht ambicien për tu shkëputur që do të çonte në destabilizim e gjithë rajonit.

 

Udhëtimet e tij gjithnjë e më të shpeshta në Moskë tregojnë se ka mbështetjen e Kremlinit për politikat e tij.

 

Nga ana tjetër dihet se Kosova mbetet pika më e nxehtë, ku pas sulmet terroriste në Banjskë janë ngritur dyshime edhe për përfshirjen e Moskës në një skenar destabilizues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *