Subscribe

Presidenti i Ukrainës, Vlodomyr Zelenksy, ka ndarë një foto nga takimi me kryeministrin, Edi Rama, gjatë një takimi përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. Zelensky shpreh mirënjohjes ndaj pozicionimit të Shqipërisë në agresionin rus ndaj Ukrainës.

 

Ai njofton gjithashtu nënshkrimin e një deklarate për mbështetjen e integrimit të Ukrainës në NATO.

 

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, përfshirë këtu edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, shkruan ai.

 

Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB që po mbahet në Nju Jork.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *