Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin...

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri...

Zelensky në SHBA: Ndihma juaj është investim në sigurinë globale

22 Dhjetor 17:13

Presidenti Volodymyr Zelenskyy foli para ligjvënësve amerikanë në Kongres dhe u takua me Presidentin Joe Biden të mërkurën në një vizitë të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara, ku i bëri thirrje partnerit kryesor ndërkombëtar që të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

 

Presidenti Joe Biden priti Presidentin Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, vizita e të cilit synonte t’i dërgonte presidentit rus Vladimir Putin mesazhin se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

 

 

“Ai (Presidenti rus Vladimir Putin) po përpiqet ta përdorë dimrin si armë, por populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën me guximin e tij dhe mënyrën se si po tregon qëndresë dhe vendosmëri për të ardhmen e vet”, tha presidenti Biden.

 

 

Zoti Zelenskyy falënderoi zotin Biden dhe i dha atij një medalje të Kryqit për Merita Ushtarake që i përkiste një ushtari ukrainas, kapiten i një sistemi HIMARS të dhënë nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

“Ai është shumë trim dhe na tha, ‘jepjani presidentit shumë të guximshëm’. Dhe unë dua t’jua jap juve këtë Kryq për Merita Ushtarake”, tha presidenti ukrainas.

 

 

Ndërsa ai u ul në tokën amerikane në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus në shkurt, SHBA njoftoi një ndihmë të re prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën, që përfshin edhe sistemin Patriot që do të ndihmojë në mbrojtjen kundër raketave ruse – një lëvizje që Moska e quan “provokuese”.

 

 

Të mërkurën, presidenti Putin tha se Rusia nuk ka “asnjë faj” për luftën.

 

 

“Përkundrazi, ky është rezultat i politikës së vendeve të tjera, vendeve të treta, të cilat janë përpjekur gjithmonë për shpërbërjen e botës ruse”, tha ai.

 

 

Në një sesion të përbashkët të Kongresit, zoti Zelenskyy iu drejtua ligjvënësve amerikanë të cilët po shqyrtojnë një paketë tjetër me 45 miliardë dollarë ndihma urgjente për Ukrainën, e cila do ta çonte ndihmën e përgjithshme amerikane gjatë luftës në më shumë se 100 miliardë dollarë.

 

 

“Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Ato janë një investim në sigurinë dhe demokracinë globale ne e trajtojmë atë në mënyrën më të përgjegjshme.”

 

 

Një sondazh i fundit i Këshillit të Çikagos për Politikën e Jashtme, arrin në përfundimin se megjithëse 65% e amerikanëve vazhdojnë të mbështesin ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, ata janë të ndarë midis mbështetjes “për aq kohë sa duhet” dhe dëshirës që Uashingtoni t’i kërkojë Kievit që të arrijë marrëveshje për paqe sa më shpejt të jetë e mundur.

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Investime SHBA Siguria globale Zelensky

Nga e njëjta kategori

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në lidhje me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, por nuk kemi marrëveshje

më shumë...

Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale, Rama: Djegia e teserave akt i turpshëm

më shumë...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do shihni zhvillime të pabesueshme, ja plani jonë brenda 2028-tës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.