E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky konfirmon: Do të bisedojmë me Rusinë, ja ku do të mbahet takimi

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky pranoi propozimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko që delegacioni rus dhe ai ukrainas të takohen për negociata në kufirin pranë lumit Pripyat.

 

Ata ranë dakord për një “takim të pakushtëzuar” midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Zelensky konfirmon: “Rezultati i bisedës me Alexander Lukashenko: Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë