Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Rusia të mbajë përgjëgjësi te plotë për masakrën e kryer në Bucha, ku raportohet se janë vrarë rreth 400 civilë. Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Zelensky ka kërkuar largimin e Moskës si anëtare e përhershme.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

“Bota ende nuk e ka parë se çfarë kanë bërë forcat ruse në qytetet dhe rajone e tjera të pushtuara të Ukrainës. Roli i  Rusisë brenda OKB-së minon të gjithë  sigurinë globale edhe për këtë arsye ajo duhet të largohet.Nuk duhet të  ketë fuqinë e vetos ndaj pushtimit. Nëse këshilli nuk mund të gjejë një mënyrë për të ndihmuar në ndalimin e veprimeve të Rusisë atëherë duhet të shpërndahet, pasi kjo dëshmon se nuk mund të bësh asgjë përveç bisedës.”

 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme që të vendosë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke nënvizuar akuzat për krime lufte.

 

LINDA THOMAS-GREENFIELD

AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA NË OKB

 

“Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut. Jo vetëm që është kulmi i hipokrizisë, por është i rrezikshëm.Ky moment kërkon që fuqitë botërore dhe liderët globalë të qëndrojnë përballë kërcënimit të rrezikshëm dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe botës.”

 

Propozimin e Uashingtonit për përjashtimin e Rusisë e ka mbështetur edhe Shqipëria.

 

FERIT HOXHA

AMBASADOR I SHQIPËRISË NË OKB

 

“Ushtria ruse dhe komandantët e saj nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Në rrënojat e qytetit është gdhendur emri i ‘Kasapit të Mariupolit’, një kriminel që ka bërë hi një qytet të tërë dhe i ka bërë qytetarët të shkojnë nga 3 vakte në ditë në mezi 3 vakte në javë.Kjo është arsyeja pse ne do të mbështesim thirrjen për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë Rezoluta e OKB-së që krijoi Këshillin, përcakton se ‘anëtarët e Këshillit do të respektojnë standardet më të larta në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut’.”

 

Më herët, presidenti Joe Biden bëri thirrje për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *