Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Zelenskiy: Forcat ruse po përballen me humbje të mëdha në Sievierodonetsk

8 Qershor 21:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se mbrojtësit e qytetit të Sievierodonetskut po u shkaktojnë humbje të mëdha trupave ruse, gjatë asaj që ai e quajti, një betejë shumë të ashpër e tejet të vështirë.

 

“Fati i Donbasit vendoset atje”, tha zoti Zelenskiy gjatë një fjalimi në internet.

 

Më herët gjatë ditës, forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, paralajmëruan për një tërheqje të mundshme, po guvernatori rajonal Serhiy Haidai, këmbënguli se ato vazhdojnë të luftojnë ende për çdo pëllëmbë të qytetit. Beteja në rrugët e Sievierodonetsk, një qytet kyç në lindje të vendit, është dëshmi e një përparimi të mundimshëm të forcave ruse, teksa përpiqen të marrin kontrollin e plotë të Luhanskut.

 

Pas një përpjekjeje të vështirë për të pushtuar Kievin në ditët e para të luftës, Rusia ndryshoi objektiv, duke u përqëndruar në rajonin e Donbasit. Rajoni ka qenë pjesërisht i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia për vite me radhë, çka i ka dhënë mundësi Moskës të përdorë forcat separatiste për të mbështetur ofensivën e saj. Por nga ana tjetër Rusia po përballet me trupa ukrainase me eksperiencë, që kanë luftuar kundër separatistëve për tetë vite me radhë në këtë rajon.

 

Rezultati është një përparim i avashtë i të dyja palëve që shkëmbejnë breshëri artilerie e që në dukje shkaktojnë humbje të mëdha, por pa ofruar qartësi se cila palë po fiton terren.

 

Guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai pranoi të mërkurën vështirësitë që paraqiten për trupat ukrainase në Sievierodonetsk. Ai tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se ndoshta trupat do të duhet të tërhiqen, por shtoi se aktualisht beteja për qytetin vazhdon. Sipas zotit Haidai forcat ukrainase mund të tërhiqen në pozicione që janë më të lehta për t’u mbrojtur. Qyteti përtej lumit, Lysychansku, shtrihet në një terren malor.

 

Sievierodonetsku u bë kryeqyteti administrativ i rajonit pasi qyteti i Luhanskut u pushtua nga separatistët, në vitin 2014. Si ky qytet, ashtu edhe Lysychansku, ndodhen nën trysninë e forcave ruse në lindje, veri dhe jug, dhe janë ndër disa qytete të Luhanskut, që vazhdojnë ende të rezistojnë.

 

Kremlini pretendon se forcat e tij kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe rreth gjysmën e rajonit të Donetskut, që rrethon Donbasin.

 

Ndërkaq në veri të vendit, forcat ruse vranë pesë persona dhe plagosën 12 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, pasi goditën me artileri rajonin e Kharkivit. Lajmi u njoftua të mërkurën nga guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

 

Ushtria ruse bëri të ditur sot, se kishte përdorur “raketa me precizion të lartë” për të goditur një fabrikë të riparimit të autoblindave pranë Kharkivit, gjë që nuk është konfirmuar nga zyrtarët ukrainas./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
forca ruse Humbje Sievierodonetsk zelesnky

Nga e njëjta kategori

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

më shumë...

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës në Ferma Vip

më shumë...

“Ti je burrë e grua”, romancat në Ferma Vip, çfarë po ndodh me çiftet dhe përplasja mes tyre

më shumë...

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje ose do t’i zhdukim përgjithmonë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.