Familjarët vranë një të ri në Iran, pasi zbuluan se ishte homoseksual. Siç raportojnë mediat e huaja, 20-vjeçari Alireza u vra nga vëllai dhe kushërinjtë e tij në mënyrë barbare, disa ditë para se të finalizonte planin e tij për t’u larguar drejt Turqisë bashkë me partnerin e tij.

 

Ai kishte aplikuar për përjashtim nga shërbimi ushtarak duke treguar seksualitetin e tij, por përgjigja erdhi në shtëpi në momentin që i riu nuk ndodhej aty dhe kështu, familjarët e tij mësuan për seksualitetin e tij. Pas kësaj, vëllai i tij e gënjeu duke i thënë se do të shkonin drejt fshatit Borumi për të takuar babanë e tyre.

 

20-vjeçari pranoi, pa e ditur se vëllai i kishte mësuar sekretin. Atje e prisnin edhe dy kushërinjtë, të cilët, në bashkëpunim me vëllanë e tij, e vranë të riun duke i prerë kokën. Më pas, ata telefonuan nënën e tij dhe i thanë se i dhanë fund. Tre të dyshuarit u arrestuan dhe përballen me akuzën e vrasjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *