Vendi
Zbulohet varri masiv i emigrantëve në Libi

Autoritetet e sigurisë në Libi kanë gjetur të paktën 28 trupa emigrantësh në një varr masiv.
Varri u gjet në shkretëtirën në juglindje të Libisë, tha sot Prokurori i Përgjithshëm.
Reklamë
Trupat u gjetën në veri të qytetit Kufra, tha prokurori i përgjithshëm në një postim në Facebook.
“Anëtarët e një bande kapën emigrantë të parregullt dhe i torturuan. Ata iu nënshtruan trajtimeve mizore, poshtëruese dhe çnjerëzore”, theksoi ai, duke shtuar se hetimet mjeko-ligjore kanë nisur për të gjetur “shkakun e vdekjes” së emigrantëve.
Autoritetet kanë filluar të dokumentojnë dëshmitë e të mbijetuarve dhe kanë arrestuar tre të dyshuar: një shtetas libian dhe dy të huaj, shtoi prokurori./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




