Nje arkeolog grek beson se ky është varri i filozofit te njohur , Aristotelit. Gjate nje konference qe përkujtoi 2400 vjetorin e vdekjes se tij, Konstantinos Sismanidis , i cili ka kryer gërmime ne kete vend per me shume se 20 vjet, beson se ka prova te forta qe tregojnë se varri gjendet ne fshatin antik te Stagiras, vendlindja e Aristotelit. Ai ka gërmuar ne mbetjet e fshatit qe prej vitit 1990. Kjo strukture ku besohet te jete vendosur edhe hiri i Aristotelit, rreth 40 milje ne lindje te Selanikut, u ndertua per te nderuar filozofin, qe vdiq ne vitin 322 para Krishtit. Aristoteli vdiq ne ishullin e Eubeas, por pas disa vitesh hiri i tij u vendos ne nje ene bronzi dhe u dërgua ne vendlindjen e tij, ku u ngrit nje altar dhe nje ndërtese publike per ta nderuar si hero.
Altarit sipas arkeologut, i referohen edhe tekstet e lashta. Gjate mesjetës u ndërtua nje kulle brenda varrit dhe per kete arsye jane dëmtuar disa te dhena. Aristoleti qe lindi ne vitin 384 Përpara Krishtit ishte nxënës i Platonit dhe mësues i Aleksandrit te Madh. Ai konsiderohet nje nder filozofet me te mëdhenj te botes qe transformoi shume fusha te dijes, veçanërisht fiziken, metafiziken dhe logjiken, por u fokusua edhe tek zoologjia, retorika e gjuhësia. Ndikimi i tij vazhdoi prej shekujsh nder filozofe, veçanërisht tek Nice dhe Hajdeger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *