Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë fionalizuar operacionin “Lomas” dhe kanë goditur një grup kriminal të dedikuar të kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Hetimi filloi në vitin 2023 kur agjentët u informuan për ekzistencën e një grupi personash me origjinë shqiptare që kultivonin marijuanë brenda një ferme të madhe në qytetin Alhaurín el Grande, ka bërë me dije Garda Civile.

Pas hetimeve, ata konfirmuan ekzistencën e një plantacioni të vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës prone. Brenda u gjetën 795 bimë të mëdha marijuanë , si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara gati për shitje.

Në pronë u konstatuan lidhje të paligjshme energjie. Gjithashtu u vu re se kishte një instalim të madh dhe të sofistikuar, ku vetëm llambat e përdorura vlerësoheshin në më shumë se 20,000 euro.

Gjatë kontrollit u arrestuan dy persona me origjinë shqiptare dhe një tjetër me origjinë çeke, i përfshirë në grup.

Ata akuzohen për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *