Një magazinë ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë të futura kontrabandë është zbuluar sot në mëngjes në Tiranë.
Depoja ndodhej në rrugën “5 Maji”, ndërkohë që fishekzjarrët do të shiteshin gjatë ditëve të festave të fundvitit.
Dy të rinj, Irdi Kaca 22-vjeç Dhe Ersion Skënderi, 20-vjeç, administratorë të magazinës, u arrestuan me akuzën e “tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë”.
Policisë gjeti dhe sekuestroi në depo 391 koli me mijëra fishekzjarrë të kalibrave të ndryshëm.





