Subscribe

Është identifikuar autori i grabitjes me armë zjarri të një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Personi që kërcënoi punonjëset dhe arriti të merrte mbi 30 mijë euro, sipas policisë, quhet Artan Tafani dhe tashmë është shpallur në kërkim.

 

Nga ana tjetër, efektivët e Komisariatit nr 6 kanë arrestuar bashkëpunëtorin e tij, 35-vjeçarin Enio Meçaj.

 

Burime të policisë bënë të ditur se identifikimi i Tafanit është bërë përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Lëvizjet e 39-vjeçarit janë fiksuar para dhe pas ngjarjes nga kamera të ndryshme. Ai ka ikur nga vendngjarja me biçikletë dhe më pas, me një taksi. Pas krimit, Tafani ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autorë janë Tafani dhe Mecaj.

 

39-vjeçari Artan Tafani, i njohur edhe me emrin Marius, rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *