Subscribe

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Yrsheku”, ku u zbulua një arsenal I madh armësh dhe municionesh.

Në fakt kanë qënë hetimet për ngjarjen kriminale të 15 qershorit ku u qëllua më armë drejt një kompleksi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ato që cuan në zbulimin e një grupi kriminal dhe kishte fshehur armë dhe municione.

Policia e shtetit bëri të ditur se banesa do përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal.

Policia e komisariatit nr.6 fillimisht zbuloi se armët e përdorura në ngjarjen e 15 qershorot dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit Gezim Haroku.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M, i shpallur tashmë në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gezim Haroku, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe Haroku I cili u arrestua.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.