E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohen qindra doza me heroinë në Durrës, dy të arrestuar në flagrancë

Sekuestrohen qindra doza me  lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konsiderueshme parash gjatë operacionit të koduar “Last Time” në Durrës.

 

Reklamë

F.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës u prangosën në flagrancë.

 

Reklamë

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

 

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë