Kronikë
Zbulohen armë, drogë, motorrra skafi e makina në Vlorë, kapet i riu

Një 25 vjecar është arrestuar në flagrancë në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ”Mercury”.
Reklamë
Forcat e rendit kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike.
Në pranga ra poseduesi I tyre, Denis Muhametaj, banues në Llakatund të Vlorës.

Në banesën e 25 vjecarit në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
- 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
- 3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,
- 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
- 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




