Subscribe

Policia e Shtetit ka lëshuar 15 urdhërarreste në total, pas “zbërthimit” të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

 

Anëtar i bandës së Laert Haxhisë, Tafani ka rrëfyer dhjetra ngjarje kriminale, ai ka zbardhur 6 vrasje, 5 shpërthime me eksploziv si dhe vjedhje me dhunë të kryera nga eksponentë të botës së krimit.

 

12 persona janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndër ta është edhe Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në qeli, në shtetin grek.

 

Policia njofton se do të depozitojë materialet ligjore pranë shtetit fqinj për të bërë të mundur ekstradimin e tij.

 

Ndërkohë, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisian Abedini, 32 vjeç, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu janë ndaluar nga uniformat blu.

 

Mes të implikuarve janë edhe Ligor Lomaçka, aktualisht në burg si dhe Idriz Mane, edhe ai në burg në Korçë.

 

Ndërkohë, është ndaluar edhe një vajzë, Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë, e dyshuar si e përfshirë në një ngjarje kriminale.

 

Në kërkim rezultojnë Lorenc Lala, Firdeus Berberi, 22 vjeç, Kristi Bizheku, 28-vjeç dhe Endrit Caushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *