E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Zbardhet vrasja në Shkodër, arrestohen babai dhe djemtë, dyshohet se i riu ngacmoi vajzën e familjes

Babai me 2 djemtë dhe një i afërm i tyre, janë ndaluar nga policia e Shkodrës për ekzekutimin e 33 vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës.

Rrustem, Arjon dhe Klisman Hasaj janë të ndaluar nga policia, ku sipas burimeve njeri prej të arrestuarve dyshohet se është dhe ekzekutori. Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një tjetër është arrestuar në shtëpi. Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër u zbulua më 5 janar, pasi trupi i pajetë i të riut u konstatua brenda në makinë nga banorët e zonës.

Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale.

Dyshimet janë që viktima mund të ketë ngacmuar njërën nga vajzat e familjes Hasaj, por nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje të ndaluarit për të sqaruar të plota rrethanat e vrasjes, ndërsa mesohet se zbërthimi i telefonit të viktimës ka çuar policinë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Më shumë video