Subscribe

Në kulmin e debatit dhe akuzave të forta për vendimin e marrë një trupe gjyqtarësh për uljen e dënimit të Dritan Dajtit nga burgim I përjetshëm në 25 vite burg, njeri nga gjyqtarët vendosi të reagojë.

 

Gjyqtari I Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, vendimin e plotë të trupës së gjyqtarëve të Apelit për Dritan Dajtin, I dënuar për vrasjen e 4 policëve në gusht 2009 në Durrës.

 

Në vendimin e publikuar shihet se vetë Fuat Vjerdha dhe kolegia e tij e po kësaj gjykate Lindita Hoxha kanë firmosur me përmbajtjen “pjesërisht kundër” vendimit për uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

 

Ndryshe nga tre kolegët e tjerë të tyre Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini të cilët gjatë nënshkrimit të vendimit janë shprehur pro uljes së dënimit për Dritan Dajtin.

 

Trupa që mori këtë vendim ishte e gjitha e përbërë nga gjyqtarë të Apelit të rretheve pasi në kryeqytet ishin ezuaruar të gjitha mundësite për të pasur trupe gjykuese për këtë cështje që zgjati gati nje dekadë.

 

Ditën e dielë pati një sërë reagimesh ku më I ashpëri ishte ai i BE, ku ambasadori Luigi Soreca kërkoi mbledhjen urgjente të KLGJ. Ndersa ministrat Lleshaj dhe Gjonaj  jo vetem qe kerkuan hetim por deklaruan se keta gjyqtare e kane vendin pas hekurave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *